Big Mama i nënshtrohet një tjetër operacioni
Këngëtarja, Big Mama,vetëm disa kohë më pare, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak, për të humbur kilet e tepërta.
Por së fundmi, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj se do i nënshtrohet një tjetër operacioni dhe kësaj radhe për rregullimin e shikimit.
“Pas kontrollit, unë menjëherë vendosa që të operohem, korrigjimi i dioptrisë me laser është shpëtim për mua. Shihemi pas operacionit… pa syze”, shkruan bashkangjitur postimit të saj Big Mama.