Big Sean: Lil Wayne ti ndryshove Hip Hop-in, Zoti të bekoftë!
Big Sean ndihet ende i nderuar për fjalët që tha Lil Wayne për të në këngën “Deep”.
“Besoj se Sean nuk ka famën e shkëlqimin që meriton. Mos është ndoshta sepse ai nuk ka tattoo”-kanë qenë këto disa nga vargjet e këngës së reperit që e bënë Big Sean t’i tregonte mirënjohjen nëpërmjet një postimi në Instagram. Krahas fotos me Wayne ai e falenderoi atë si edhe i ktheu “nderin” duke thënë: “Ti e ndryshove hip hop-in përgjithmonë, Zoti të bekoftë!”
Hitbërësi i “Moves” ndër të tjera ka shtuar dhe hashtagun #C5 duke suportuar albumin e shumëpritur të reperit shtatkurtër.