Bim Bimma së shpejti baba për herë të parë
Reperi i njohur shqiptar BimBimma, emri i vërtetë i të cilit është Burim Kursani, do të bëhet baba për herë të parë.
Ai u fejua me Fjolla Vokshin në mars të këtij viti dhe mediat e Kosovës menjëherë thanë se çifti është në pritje të një foshnje.
BimBimma nuk konfirmoi as mohoi lajmet, por Gazeta Express ka fotografuar të fejuarën e tij ku barku i dukej i rrumbullakosur.
Ajo shoqërohej nga reperi dhe dukej në muajt e fundit të shtatzënisë.