BimBimma thumbon pseudo-artistët shqiptarë: S’po dihet a është hip hop show a fashion show
Reperi i njohur BimBimma është shumë i pëlqyer dhe i dashur nga publiku shqiptar për këngët e tij.
Ai është tekstshkrues i shumë këngëve të njohura dhe nuk ka refuzuar të shkruajë këngë edhe për artistë tjerë të njohur të tregut tonë.
Por mesa duket, reperi di edhe të jetë kritik herë pas here, veçanërisht me ata artistë që e mbivlerësojnë veten e tyre.
Përmes një statusit të publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook, BimBimma reagon me ashpërsi ndaj pseudo-artistët që e quajnë veten legjendë, por që nuk interpretojnë ‘live’.
“Qysh be i thuni vetit artista/artiste, e legjenda etj etj! E kurr njet skeni knu Live! Pozera t’r**it! Spo dihet a osht hip hop show a fashion show! The fuck outta here, show offs!”, ka shkruar BimBimma.