Blac Chyna sjell në jetë ” Ëndrrën”
Çifti Rob Kardashian dhe Blac Chyna kanë ndarë me publikun foton e parë të vajzës së tyre. Ata e quajtën vajzën e tyre Dream Renee Kardashian. 28 vjeçarja solli në jetë fëmijën në mëngjesin e kësaj të enjteje. Mamaja e Rob, Kris Jenner dhe ajo e Blac, Tokyo Toni ishin në spital për të qenë dëshmitare të një momenti kaq të bukur për familjet e tyre. Kris, 61, e përshkroi si një moment të çmuar. 32 vjeçarja Khloe ndau gëzimin e saj me ndjekësit në Twitter.
I gjithë momenti i lindjes është filmuar dhe do të publikohet në 18 Dhjetor.