Bleona ëndërron se ëndrrat janë falas, kërkon të marrë Oscar!
Bleona Qerreti vazhdon mashtron shqiptarët se është shumë e famshme në SHBA. Është fiks njëlloj, si t’i them unë popullit të fashit tim në Lushnje që unë jam shumë i famshëm në Tiranë sepse bëj radio, bëhem meme apo portalet shkruajnë për skupe mediatike. Fiks ashtu, ndërkohë që unë jam një njeri i thjeshtë, bëj media dhe punoj si çdo njeri tjetër. Fama është fjalë e madhe. Nejse!
Bleona e cila është në cepin e famës në SHBA, ka treguar për emisionin “NIN” në Kosovë se po bëhet gati dhe dëshiron që në vitin 2022 të fitoj një çmim në Oscar, Gammy apo Ammy.
Në fakt Bleona duhet të kuptojë se kjo punë nuk është me të dashur. Është tjetër gjë komplet. Edhe unë dua të bëhem prezantues i MTV Music Awards, madje që këtë vit por duhet të jemi me këmb në tokë o Bleo.
Nëse do i thoja popullit tim në fshatin e Lushnjes që së shpejti do jem në MTV ato do e besonin. Kështu edhe puna e Bleonës.
Di Caprio mori një Oscar pas shumë viteve punë. Mos e harro këtë Bleona!
Nga Ronaldo Sharka për MCN Radio WEB.