Bleona eshte krenare per Shqiperine
Këngëtarja Bleona Qereti duket se vijon rrugën e saj drejt suksesit dhe gjithashtu është në vëmendjen mediatike të mediave boterore.
Këtë herë ajo është intervistuar nga revista sportive spanjolle “AS”, ku këngëtarja është shprehur rreth kombëtares shqiptare. “Bleona, këngëtarja shqiptare është rezidente në SHBA, por ndjek aktualitetin e vendit të saj” -shkruan gazeta. Gjithashtu, revista e cilëson Bleonën si një nga personazhet që ka bërë krenare Shqipërinë dhe gjithashtu ajo vetë është shprehur për arritjet e skuadrës kombëtare të futbollit. Ajo ka pohuar ndjenjën e saj të krenarisë për këto arritje të Shqipërisë në futboll gjatë kohëve të fundit.