Bleona Qereti publikon fotot e para nga xhirimet e e serialit amerikan!
Lajmet se Bleona Qereti do të jetë pjese e një seriali amerikan janë bërë të ditura nga vetë këngëtarja pothuajse një vit më parë!
Bleona do të jetë pjesë e një seriali të ri, i quajtur ‘Paper Empire’, i cili është ende duke u xhiruar.
Në një postim të bërë ditën e djeshme Bleona shfaqet me një fustan të shkurtër, të bardhë dhe pak të hapur. Nuk e dimë ende se cili do të jetë roli i saj, por duhet të themi se kjo nuk është hera e parë që Bleona merr pjesë në një film të ‘Hollywood’. Xhirimet e serialit momentalisht po bëhen në Miami, Florida.