Lajme

11 July 2018

Blerim Destani do aktrojë përkrah aktorëve me famë botërore

Aktori shqiptar, Blerim Destani përgatitet për një nga fimat më të rëndësishm të karrierës së tij kinematografike. ‘The Poison Rose’ është titulli i filmit, ku Destani do të aktrojë përkrah dy aktorëve me famë botërore John Travolta dhe Morgan Freeman.

Mësohet se xhirimet për filmin kanë nisur në muajin maj të këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore. Filmi trajton historinë e një ish ylli të futbollit, i cili tenton të ndihmojë një vajzë të re në telashe dhe përfundon duke luftuar me një rrjet kriminal.

Në fund të filmit, ai zbulon se vajza që po ndihmon, është vajza e tij biologjike që ka humbur prej kohësh dhe niset menëherë ta shpëtojë. Sakaq, ai mëson sekretet e errëta të qytetit ku jeton. Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye”.

Mësohet se aktori shqiptar luan në rolin e një djali meksikan me emrin Lorenzo Rodriquez.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com