Anjeza Branka bën ndryshimin drastik në look-un e saj dhe nuk njihet më
Vera mund të konsiderohet pa asnjë frikë si sezoni i ndryshimit. Kjo pasi pjesa më e madhe e vipave kanë zgjedhur pikërisht këtë periudhë për të bërë ndryshime në pamjen e tyre. Edhe Anjeza Branka nuk i ka rezistuar dot kësaj tendence.
Këngëtarja shqiptare, e cila po e zhvillon karrierën e saj artistike mes shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vendosur të ndryshojë look-un e saj.
Ajo iu thotë lamtumirë flokëve të gjatë dhe 100% biondë, pasi tashmë shfaqet me flokë të shkurtër dhe në nuancë të errët. Dhe duhet ta pranojmë që duket vërtet ndryshe.