Lajme

01 June 2018

Blerina Braka sjell në jetë fëmijën e saj të parë dhe e pagëzon me emrin Edeil

Këngëtarja shqiptare Blerina Braka është bërë nënë për herë të parë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Edeil. Ishte vetë këngëtarja që përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram” dha lajmin e ëmbël për fansat, se është bërë nënë.

“Mirë se erdhe në jetë biri im EDEIL. Faleminderit i madhi Zot që më bekove me këtë mrekulli”. shkruan Blerina bashkëngjitur fotos së postuar ku shfaqet duke përkëdhelur dorën e vogëlushit. Së fundmi, këngëtarja publikoi edhe një këngë ku rrëfente të gjithë eksperiencën e shtatzënisë. Kënga me titull “Pritja e ëmbël”,i dedikohet tërësisht vogëlushit.

Mire se erdhe ne jete biri im EDEIL Faleminderit i madhi Zot qe me bekove me kete mrekulli🙏🙏🙏🙏

Un post condiviso da Blerina Braka (@blerinabrakaofficial) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com