Blero fshin një tjetër këngë nga Youtube
Këngëtari Blero Muharremi, ka qenë pjesë e polemikave javën e fundit për një këngë të fshirë nga YouTube. Ai fshiu projektin me Albulena Ukajn për shkak të një mosmarrëveshje dhe polemikave të krijuara Blero iu përgjigj duke lansuar një këngë solo, mirëpo fshirjet nuk po ndalen.
Blero ka larguar nga kanali i tij edhe këngën “My Love” me Morena Tarakun. Ky projekt ishte realizuar në vitin 2014, por tani nuk mund të gjendet në YouTube, pasi Blero vetë e ka larguar nga YouTube. Nuk dihet arsyeja pse Blero e ka bërë këtë, por ky ishte një nga klipet më të kushtueshme të viteve të fundit.