Lajme

24 April 2018

Blero: “Njeriu mund të dashurojë vetëm njëherë në jetë”

Këngëtari Blero i ftuar në emisionin “NIN” është përgjigjur me mjaft sinqeritet pyetjeve të bëra nga drejtuesi i emisionit. Ai ka thënë se nuk beson se një person mund të dashurojë më shumë se një herë në jetë.

“Nuk besoj se mund të dashurojë më shumë se një herë në jetë, mund të duash, por jo të dashurosh”, është shprehur Blero. I pyetur për dashurinë e parë ai ka thënë se i kujtohet ende vajza që ai mund ta quaj si dashurinë e parë më të madhe.

“Quhej Linda dhe ishte suedeze, lidhja me të zgjati dy vjet”. ka vazhduar Blero. Ndërsa i pyetur me cilin këngëtar nuk do bënte duet ai ka thënë Noizy.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com