Lajme

09 November 2017

Blero sjell versionin solo të projektit muzikor “Mbylli sytë”

||
0 Comment
|

Këngëtari Blero ka publikuar sërish në kanalin zyrtar YouTube këngën e tij “Mbylli sytë” në versionin solo. Para disa javësh ai solli bashkëpunimin e tij me Albulena Ukajn por kjo këngë më pas u fshi papritmas dhe ishte pikërisht Blero i cili tha se Albulena nuk ishte e përshtatshme vokalisht për këngën dhe se kënga u fshi me kërkesë të vetë fansave. Ai premtoi se do sillte versionin solo të këngës dhe kështu ndodhi.

Kënga është punuar nga vet këngëtari në muzikë dhe tekst, ndërsa ana vizuale i është besuar XL Films. “Mbylli sytë” vjen si një baladë ritmike. Blero shquhet për paraqitjet e tij gjithnjë me stil në klipet e tij, ndërsa njësoj erdhi edhe në projektin e tij të fundit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com