Blogerja Chiara Ferragni sjell në jetë fëmijën e saj të parë dhe emocionon me fotot e postuara
Muaji i fundit mund të quhet si një muaj i begatë sepse shumë personazhe të njohur shqiptarë e të huaj këtë periudhë janë bekuar me fëmijë në jetën e tyre. Edhe blogerja e famshme Italiane Chiara Ferragni solli në jetë djalin e saj të parë dhe nuk ka ngurruar të emocionojë publikun dhe fansat me fotot e ëmbla. Chara ka shfaqur momentin kur ka parë për herë të parë vogëlushin e saj pak momente pasi erdhi në jetë dhe ajo me Dj e famshëm Fedez nuk i mbajtën dot lotët e gëzimit. “19 mars 2018: Luani jonë i vogël lindi” -shkruan ajo në një nga fotot e postuara.