Lajme

08 February 2019

Bluza e Gucci-t nervozon blerësit! Kjo e fundit detyrohet të kërkojë falje publikisht

Nëse ndonjëherë ju ka rastisur të shihni ndonjë njeri të veshur me këtë bluzë…

Është pikërisht ajo e cila ka nervozuar blerësit kudo dhe marka Gucci është detyruar ta heqë nga qarkullimi pasi  njerëzit shpërthyen në Twitter duke e krahasuar me blackface.

Blackface (Fytyrë e zezë) është një formë e grimit teatral e praktikuar rreth 200 vite më parë në SH.B.A, nga aktorë jo me ngjyrë. Ata nisën të pikturojnë fytyrat në ngjyrë të zezë për t’u tallur me afrikanët. Këto shfaqje fituan popullaritet në shekullin XIX dhe patën një ndikim të fuqishëm dhe ~negativ~ në përhapjen stereotipeve raciste.

Njerëzit u revoltuan dhe e konsideruan të pajustifikueshëm modelin e bluzës (që kushtonte 890 dollarë) duke kërkuar edhe bojkotin e markës së famshme.

Nga ana tjetër, Gucci kërkoi falje duke theksuar se bluza do të hiqej menjëherë. “Ne e konsiderojmë diversitetin një vlerë themelore për t’u mbështetur, të respektuar dhe të rëndësishme për çdo vendim që marrim.”

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com