Boateng nga yll futbolli tenton të kthehet në “yll” Hip Hop-i
Mesfushori i Sassuolos, Kevin Prince Boateng sapo ka shfaqur një talent tjetër të mahnitshëm jashtë fushës së blertë.
Ai është promovuar në skenën e muzikës botërore në stilin me një këngë emocionuese muzikore të stilit rap, të titulluar ‘King’.
Ai ndryshoi emrin e tij të skenës në “Prin$$ Boateng”.
Në video, 31-vjeçari që u transferua nga Eintracht Frankfurt te Sassuolo në verë, tregoi stilin e jetesës luksoze si një mbret.