Bob Dylan do të pranojë çmimin Nobel gjatë fundjavës
Këngëtari amerikan Bob Dylan do të pranojë diplomën e Çmimit Nobel për Letërsi, në Stokholm gjatë fundjavës, ka njoftuar academiae Nobelit.
Në këtë ngjarje nuk do të jetë e pranishme asnjë media por vetëm Bob Dylan dhe anëtarët e Akademisë.
Kështu ka njoftuar Sekretarja e Përhershme e Akademisë, Sara Danius, e cila ka shtuar se kjo ka qenë dëshirë e vet Dylanit.
Dylan fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2016 për “krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”.
Ai është këngëtari dhe kompozotori i parë që ka fituar këtë çmim.