“BOHEMIAN RAPSODY” nuk mbaron me kaq!
Nga dita e parë që doli në kinematë botërore “Bohemian Rhapsody” u kthye ndër filmat më të ndjekur i cili mendohet të ketë një vazhdim.
Të paktën, kështu thotë Brian May i “Queen”, që ndihmoi në produksionin e muzikalit: “Ndoshta, si dihet”.
Edhe pse Brian May mendon se “Live Aid” ishte pika e duhur për ta mbyllur historinë e “Bohemian Rhapsody”, ai koncert nuk ishte fundi i vërtetë i “Queen” apo i Freddie Mercury, kështu që, teknikisht, ka ende histori për të treguar.
Edhe pse fillimisht ishte menduar që Freddie Mercury të vdiste në filmin “Bohemian Rhapsody”, gjë që nuk ndodhi, çdo kapitull vazhdues mund ta tregojë këtë histori.
“Bohemian Rapsody” shfaqi pjesën më të madhe të aspekteve më të rëndësishme të Mercury, por, edhe më të mirën e muzikës së “Queen”, edhe këngët të cilat nuk ishin në rendin e duhur kronologjik.