“Boll me fotot e shtatzënisë”, Emina Cunmulaj ka një përgjigje për gjithë kritikët
Emina Cunmulaj është në pritjen e dytë të ëmbël, pas vajzës së parë Ella Faria. Që në momentin kur zbuloi shtatzëninë e dytë ajo plot krenari zbulon barkun e fryrë, herë nën fustane të ngushta dhe elegante dhe herë gjatë pushimeve në plazh.
Por, me sa duket fakti që ajo është kaq shumë prezente në rrjetet sociale, duke ekspozuar thuajse çdo ditë faza të ndryshme nga kjo periudhë e shtatzënisë, ka mërzitur disa ndjekës të saj të cilët i kanë shkruar pa hezitim: “Boll me fotot e shtatzënisë”.
Kaq ka mjaftuar, që modelja e njohur të ketë një reagim për të gjithë ata që mendojnë se janë bezdisur nga fotot e shumta.
Në reagimin e saj ajo shkruan: “Jam aq krenare dhe ndihem kaq e bekuar që Perëndia më ka dhënë mundësinë të përjetojë gëzimin dhe dhuratën më të madhe në botë, atë të të qenit grua dhe duke qenë grua atë të krijimit të jetës, forca më e madhe në univers. Për të gjitha mamatë që janë në fazën time u them: “Ndihuni krenare, gëzohuni, ndani bekimin dhe energjinë e bukur me të tjerët, sepse kjo botë ka nevojë për energji pozitive. Nuk është turp të tregojmë barqet tona. Nuk është turp të ushqejmë fëmijët me gji. Në fund të fundit, falë tyre ne jemi sjellë në këtë botë. Love”.