Lajme

18 March 2019

Bora Zemani flet për divorcin “Janë gjëra që ndodhin, nuk duhet parë si diçka e madhe”

E ftuar në një emision televiz të shtunën që lamë pas Bora Zemani foli për divorcin me ish bashkëshprtin e saj Vin Veli,me të cilin kanë edhe një djalë, Arbnorin.
Në bisedë e sipër ajo u shpreh “Janë gjëra që ndodhin, nuk duhet parë si diçka e madhe. Sigurisht që nuk ishte e thjeshtë. Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes. Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj disi edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje me shumë dashuri. Gjithmonë e kisha imagjinuar që edhe vetë do të kisha një familje si ajo në të cilën isha rritur, por ky ishte mësimi që mora. Nuk është e thënë që gjërat të shkojnë gjithmonë sipas planeve të parashikuara. “

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com