Lajme

02 March 2017

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë bashkë?

|
By
|
0 Comment
|

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ishin një nga çiftet më të dashur deri në momentin kur në jetën e aktorit u fut Angelina Jolie, me të cilën u njoh gjatë xhirimeve të filmit “Z. dhe znj. Smith”. Që prej asaj kohe, marrëdhënia mes Aniston dhe Pitt ndryshoi rrënjësisht, ata u ndanë dhe shkëputën çdo lloj kontakti mes tyre. Pitt dhe Angelina Jolie u martuan, ndërsa Jennifer vazhdoi jetën e saj duke u lidhur me Justin Theroux. Por burime për “Us Weekly” janë shprehur se Aniston dhe Pitt janë duke shkëmbyer mesazhe mes tyre dhe se marrëdhënia e tyre është rregulluar tashmë. Pitt dhe Jolie u ndan vitin që lamë pas, një ngjarje që bëri bujë në media.

Thuhet se biseda mes dy aktorëve ka filluar ditën e ditëlindjes së Aniston dhe që prej asaj kohe ata flasin rregullisht. Të jetë vallë ky një sinjal për një rikthim mes tyre? Nuk dimë sa e drejtë mund të jetë të aludohet diçka e tillë, pasi Aniston ka një martesë të lumtur krah Theroux, edhe pse duhet ta pranojmë se padyshim që kjo situatë përbën lajm. Justin duket se është në rregull me faktin që Jennifer dhe Brad i shkruajnë njëri-tjetrit, gjë që lë të kuptohet se mes tyre ka thjesht miqësi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com