Brad Pitt në hije nga truproja e tij
Brad Pitt është rikthyer në sheshxhirim për filmin e ri të tij, por këtë herë vëmendjen e tërhoqi truproja i aktorit.
53-vjeçari u errësua nga hija e truprojes së vet, megjithëse vetë aktori është shtatlartë, mbi 180 centimetra i gjatë.
Sa i takon filmit, Pitt luan rolin e Roy McBride, një astronaut që udhëton nëpër sistemin diellor për të gjetur të atin, i nisur për një mision në kërkim të jetës inteligjente në Neptun.
Filmi është i zhanrit sci-thriller.