Lajme

31 March 2017

Brad Pitt shokon me pamjen e tij

Brad Pitt është fotografuar këtë të mërkurë në Los Angeles dhe pamja e tij ka lënë pa fjalë fansat e shumtë. 53 vjeçari dukej shumë i dobët dhe kjo mendohet të jetë pasojë e divorcit të përfolur me Angelina Jolie. Aktori i cilësuar shpesh si “Mashkulli më seksi në botë” dukej si hije e Brad-it të mëparshëm.
Ai sëfundmi është përpjekur t’i qëndrojë larg vëmendjes së publikut dhe po punon për të realizuar një skulpturë me suportin e mikut të tij, artistit britanik Thomas Houseago.
Në fillim të këtij muaji DailyMail.com tregoi se aktori i njohur shpenzonte rreth 15 orë në studio duke punuar deri në orët e para të mëngjesit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com