Brad Pitt tregon për herë të parë rreth humbjes dramatike në peshë
Aktori i njohur Brad Pitt është fotografuar për herë të parë pas ndarjes me Angelina Jolie për numrin e ri të revistës “GQ”. Në kopertinën e prestigjozes shfaqet portreti i 52 vjeçarit, me lente blu, serioz dhe shumë më i dobët se para divorcit problematik.
Në këtë intervistë ai flet me imtësi për divorcin me aktoren pas 12 vitesh martesë, për humbjen drastike në peshë, për fëmijët e tij dhe gjithashtu jep këshilla sesi të tejkalosh vështirësitë në të cilat gjendemi shpeshherë në jetë.
Brad gjithashtu ka treguar se më në fund ka takuar 6 fëmijët e tij pas 7 muajsh largësi. Ai është shprehur se ata kanë darkuar të gjithë se bashku në shtëpinë e tij ku u ka gatuar ushqimet e tyre të preferuara dhe kanë biseduar gjatë gjithë mbrëmjes.