Brenda festës së çmendur të beqarisë së Xhensila Myrtezait
Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj po bën festën e saj të beqarisë, e shoqëruar me mikeshat e saj që e surprizuan në këtë ditë.
Në disa fotografi të postuara në Instastory nga vetë artistja, duket se janë mbledhur në një jaht ku shijojnë gjithcka larg zhurmës së Tiranës.
Të gjitha vajzat janë të veshura njësoj, me bluze të bardha që shkruajnë ‘Skuadra e nuses’ dhe me fund rozë. Ndërsa vetë Xhensila ka veshur rrobabanjo të bardha në të cilat është shkruar ‘Znj. Kallaku’. Surpriza më e madhe ka qenë pjesëmarrja e një balerini, i cili ka dhuruar shfaqje striptize për to.
Ndërsa dihet se martesa bukuroshes me aktorin e humorit, Bes Kallaku do të jetë me 1 shtator.