Lajme

04 January 2019

Britney Spears anulon koncertet dhe aktivitet muzikore

Britney Spears ka njoftuar fansat e saj se do të heq dorë për pak kohë nga aktivitetet e saj muzikore, për tu rikthyer në Las Vegas.

Këtë njoftim ajo e bëri të premten përmes rrjeteve sociale, gjersa tregoi se arsyeja e këtij pushimi do të jetë kudjesi ndaj babait të saj, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Jamie Spears është babai i 37-vjeçares, i cili po përballet me një gjendje të rëndë të zorrës së tij të trashë.

“Unë nuk e di se nga t’ia filloj, sepse kjo është aq e vështirë për mua përj ta thënë”, shkroi Britney në Instagram.

“Unë nuk do ta bëj shfaqjen time të re ‘Domination’. Kam pritur gjatë për ta bërë këtë shfqaje dhe për t’ju parë këtë vit, kështu që ky anulim thyen zemrën time”, vazhdoi ajo.

Posti u shoqërua nga një imazh të Britneyt kur ishte e re, dhe pozonte krah prindërve të saj.

“Sidoqoftë, është e rëndësishme që gjithmonë të vendosni familjen tuaj në rend të parë, dhe ky është vendimi që duhet të bëj. Nja dy muaj më parë, babai im u shtrua në spital dhe pothuajse vdiq”, u tha 37-vjeçarjafansave të saj.

Ajo shtoi se ajo ishte ‘aq mirënjohëse’ që babai i saj i mbijetoi sëmundjes, por ai ende ka një rrugë të gjatë përpara.

Babai i Britney kaloi pothuajse një muaj të plotë në spital dhe po rikuperohet në shtëpi, duke pritur të bëjë një rimëkëmbje të fortë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com