Britney Spears momente të këndshme në shoqërinë e të dashurit, Sam Asghari dhe dy djemve të saj
Britney Spears do të festojë 36-vjetorin e lindjes këtë fundjavë, por mosha është thjesht një numër për të pasi ajo dukej në një formë perfekte trupore teksa ka qënë e pranishme në një ndeshje basketbolli.
Fituesja e çmimit “Grammy” ka qënë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Sam Asghari 23-vjeç, si edhe nga djemtë e saj, Sean dhe Jayden, për të parë lojën e basketbollit. Djemtë e Britney dukeshin shumë të afërt me modelin iranian teksa bisedonin me njëri-tjerin në Los Angeles.