Lajme

08 November 2017

Britney Spears shet pikturën e saj për bamirësi

Britney Spears, një nga këngëtaret më të njohura e me influencë në botë, ka zgjedhur një mënyrë tepër interesante për të bërë bamirësi.

Javë më parë, Britney publikoi një video teksa pikturonte dhe argëtohej në verandën e shtëpisë së saj me ngjyrat blu dhe violë, ndërsa në sfond dëgjoheshin tingujt e Moxartit. Këngëtarja ka menduar që kjo vepër modeste arti të përdoret për një qëllim të vlefshëm.
Piktura e saj e thjeshtë me lule u shit në ankand për 10 mijë dollarë.

Gjithcka u bë për sulmin me armë në koncertin në Vegas para pak kohësh dhe vepra e artistes ra në dorën e Robin Leach.

“Jam shumë krenare që e quaj Vegas-in shtëpinë time të dytë. Lulet në pikturë do të thonë një fillim i ri. Ju dua!” tha Britney në një videomesazh gjatë koncertit të bamirësisë.

Por ajo nuk është ndalur me kaq. Rreth 1 milionë dollarë nga shitja e biletave për koncertin e saj ka vendosur që t’i cojë në Vegas.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com