Brooklyn Beckham bën tatuazh në nder të babait
Që kur mbushi 18-vjeç vitin e kaluar, Brooklyn Beckham vendosi të bëjë disa tatuazhe në trupin e tij që i kishte zgjedhur prej kohësh.
Së fundmi ai ka zbuluar nëpërmjet një fotoje në llogarinë e tij të Instagram-it se ka bërë një tatuazh të vogël në dorën e tij ku shkruhet “1975”.
Ky tatuazh minimalist përfaqëson vitin e lindjes të babait të tij si një mënyrë për t’i shfaqur respektin dhe dashurinë. Ky gjest i djalit të David Beckham është komentuar pozitivisht edhe në rrjetet sociale.
Brooklyn gjithashtu ka disa tatuazhe të tjera kushtuar të gjithë pjesëtarëve të familjes së tij ndërkohë që i kërkohet të bëjë edhe një tjetër për të dashurën Chloe Mortez.