Brooklyn Beckham i kushton tatuazh babait
Brooklyn Beckham është larguar nga shtëpia për herë të parë për të studiuar fotografi dhe arte vizuale në New York.
Mesa duket largësia e ka bërë ta marrë malli për shtëpinë e për babain, pasi i ka kushtuar një tatuazh. Sipër kyçit të majtë, vihet re tatuazhi më i ri i 18-vjeçarit që shkruan: “Seven,” i cili është numri i fanellës së David-it në kohët kur luante futboll. Gjithashtu është tatuazhi i shtatë i Brooklyn-it. Kuptim i dyfishtë. Përveç këtij, Brooklyn ka të pikturuara në trup një indiano amerikan në parakrah, një kamera në biceps, një busull në parakrahun tjetër, një shqiponjë dhe frazën “Pure Energy” në duar, një trëndafil në brinjë dhe “Made in England” në këmbë.