Brooklyn Beckham kapet mat me të dashurën
Thashethemet për ta kishin filluar të qarkullonin, por ishte djaloshi 18 vjeçar ai që konfirmoi gjithçka. Ose më mirë të themi u kap mat ndërkohë që i “konfirmonte” Madison Beer dashurinë e tij duke e puthur në buzë. Bëhet me dije se dyshja frekuentohet prej javësh, ndërsa kanë shijuar një sërë takimesh romantike në Los Angeles. Burime pranë tyre tregojnë se ai ia ka prezantuar bukuroshen 18 vjeçare mamasë së tij Victoria dhe kanë darkuar së bashku.