Lajme

10 May 2018

Bruce Willis do të luaj rolin e trajnerit të Mike Tyson në filmin dedikuar jetës së tij

Bruce Willis, që ka luajtur rolin e një boksieri në “Pulp Fiction”, ka pranuar të luajë rolin e Cus D’Amato në filmin dedikuar jetës së trajnerit legjendar. I shkruar dhe drejtuar nga aktori Rupert Friend, filmi i titulluar “Cornerman” do të sjellë historinë e trajnerit që stërviti boksierin adoleshent Mike Tyson.
Filmi na kthen pas në vitin 1980 në Catskills, ku D’Amato ishte një trajner në pension. Së bashku me Camille, ai drejtonte një palestër të vogël ku bashkë me disa trajnerë të tjerë, trajnonin talente të reja. Në një periudhë kur D’Amato po kërkonte një talent të ri, një shoku i tij i solli 13 vjeçarin Tyson. Duke parë potencialin e të riut, trajneri i mësoi atij shumë teknika duke e kthyer në kampionin më të ri ndonjëherë të peshave të rënda.
“Është një histori që të motivon të luftosh për atë që beson, dhe një film që do t’ju vejë në pikëpyetje çfarë është në të vërtetë forca.”-është shprehur regjisori i këtij filmi.
Për më shumë na mbetet të presim përfundimin e këtij projekti kaq interesant.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com