Lajme

14 August 2017

Bruno Mars dhuron 1milion $ për banorët e prekur nga kriza e ujit

Mbrëmjen e së dielës, gjatë një koncerti në Auburn Hills të Miçiganit, mori disa minuta nga turneu i tij botëror për t’i treguar audiencës se do të dhurojë 1 milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga kriza e ujit në Flint.

Këngëtari me famë botërore një pjesë të fitimeve nga shitja e biletave të koncertit do t’i japë për Fondacionin e Komunitetit të Flintit.

“Unë i jam shumë mirënjohës audiencës së Miçigan për t’u bashkuar me mua në mbështetjet të kësaj kauze. Sfidat e vazhdueshme do të vazhdojnë për vite me radhë për banorët e Flintit dhe është e rëndësishme që ne të mos i harrojmë vëllezërit dhe motrat e prekura nga kjo fatkeqësi. Si njerëz, sidomos si amerikanë, ne duhet që të qëndrojmë së bashku për tu siguruar që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë në ndonjë komunitet.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com