Bruno “vëllai i vogël ” i grupit “ThreeDots”
Bruno, pjesëtari më i ri i grupit “ThreeDots Production”, sot feston ditëlindjen. Ai mbush 25 vjet duke qënë në këtë mënyrë pjestari më i ri në moshë i grupit. Dhe në një ditë të veçantë si kjo për Brunon, miqtë e tij më të mirë, me të cilët ndanë edhe jetën profesionale, e kanë uruar përmes rrjeteve sociale.
Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni, kanë uruar Brunon nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetin social Instagram që në orët e para të ditëlindjes. “25 Vjeç, gëzuar ditëlindjen vëllai im, dhe pse je më i vogli nuk je më pak i rëndësishëm”, ka qenë dedikimi i Florit për Brunon. Ndërsa edhe Klajdi ka pasur thuajse të njëjtin urim për Brunon: “Edhe 100 vjeç vëllai im i vogël. Zoti të faltë sa më shumë shëndet, suksese e çdo të mirë në jetë”.