”Buckingham Palace” ofron show për vizitorët! Banda e Oborrit Mbretëror interpreton “BOHEMIAN RHAPSODY”
Viti 2019 rezultoi një vit shumë i suksesshëm përsa i përket të gjithë pjesmarrësve të filmit ”Bohemian Rhapsody”.
Filmi në fjalë fitoi në ”Golden Globes” 2019 plot dy çmime shumë të rëndësishme,atë të flimit më të mirë dhe atë të aktorit më të mirë për Rami Malek, në rolin e Freddie Mercury, lideri i “Queen”.
Por suksesi i këtij filmi nuk ndalet këtu.
Ditën e djeshme vizitorët pranë “Buckingham Palace” asistuan në një performancë të rrallë dhe të papritur të bandës frymore të Oborrit Mbretëror Britanik, të cilët interpretuan versionin e tyre të “Bohemian Rhapsody i cili rezultoi në një show të vërtetë.