Lajme

29 August 2018

Buta jo më nën menaxhimin e Faton Shoshit, tashmë i pavarur

Pas Era Istrefit një tjetër këngëtar është shkëputur nga labeli “Nesër Music” nën menaxhimin e Faton Shoshit. Reperi Buta, i cili ishte pjesë e labelit prej një viti, së fundmi lajmëroi se kontrata ishte ndërprerë.

Lajmin këngëtari e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram. Buta publikoi një foto me vëllain ku lajmëroi se do të ishte pikërisht ai menaxheri i tij i ri dhe se e cilësonte veten artist të pavarur.

Ndërkohë arsyet e largimit të tij nga labeli ende nuk janë bërë të ditura e gjithashtu nuk dihet nëse kjo shkëputje e tij ka ardhur për ndonjë mosmarrëveshje mes labelit. Buta fitoi popullaritet të madh në publik pas bashkëpunimeve të tij me Ledrin një reper ky gjithashtu nën menaxhimin e Faton Shoshit.

New Manager @qendrimjanuzireefa Booking Info in contact #INDEPENDENT

A post shared by Buta (@bashbuta) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com