Buta konfirmon fundin e lidhjes së tij
Reperi i njohur nga Kosova, Buta pati një lidhje dashurie me këngëtaren Edona Vatoci, të cilën e bëri publike nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.
Ata i dhanë fund romancës para disa muajsh, por nuk komentuan asnjëherë për këtë gjë. I ftuar në emisionin ‘NIN’, Buta tregoi se kanë qëndruar miq dhe nuk ka patur asnjë problem për ndarjen.
“Jo, e kam kry që në nëntor-dhjetor. Nuk është se e kam patur problem se nuk kemi qëndruar me zor. I martuar nuk je, e mira është të kesh femër pa lidhje serioze, vetëm i thua tung, nuk ke asnjë obligim.
Nuk është se jam ndjerë njësoj edhe atëherë, por e kam patur zakon, gjithmonë kam patur shumë lidhje. Kam kaluar mirë me gjitha, kur vjen puna të ndahesh, ndahesh”, rrëfeu Buta.
Pas kësaj, reperi zbuloi se po fokusohet në muzikë dhe do vijë shumë shpejt në bashkëpunim me një artist të huaj.