Butrint Imeri dhe Kiara Tito së bashku për pushime?
Butrint Imeri dhe Kiara Tito, vazhdimisht i kanë mohuar zërat se janë në një lidhje së bashku. Kur u mendua se gjithçka ishte një spekulim nga ana e mediave dhe çifti në fjalë ishin vetëm miq të mirë sërish ata rikthehen në qëndër të vëmendjes sepse fotot e publikuara ngrejnë dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Butrinti ka postuar së fundmi një foto nga pushimet por edhe Kiara ka postuar një video ku shihet në pishinë teksa dikush e filmon dhe në një moment moderatorja tregon edhe të pasmet.
Mendohen se janë duke kaluar jo vetëm pushimet në të njëjtin vend po janë duke i shijuar ato së bashku kjo për shkak të pamjes dhe pallateve të njëjta që shihen në fotografinë e Butrintit dhe videon e Kiarës.