Butrint Imeri na zbulon detajet e fundit pak para publikimit të këngës së re
Këngëtari i njohur Butrint Imeri, ka qenë shumë aktiv gjatë verës me projekte dhe koncerte të shumta.
Së fundmi, ai ka paralajmëruar se ka gati për fansat e tij edhe një tjetër këngë të re.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Butrinti shfaqet në Liqenat të Rugovës, vendi ku duket se edhe ka kryer xhirimet e klipit të ri.
Ai ka zbuluar ndër të tjerash edhe titullin e këngës së re, që do të quhet “Kush”.
Kujtojmë që “Alea” është kënga e tij e fundit, të cilën këngëtari e publikoi në korrik të këtij viti e që pati një sukses të madh me mbi 20 milion shikime në YouTube.