Cameron Diaz i jep fund karrierës si aktore, ja arsyeja…
Cameron Diaz ka hequr dorë nga aktrimi. Kështu ka pohuar mikja dhe kolegia e saj, Selma Blair. Ajo është vetëm 45-vjeçare, mirëpo duket sa ka vendosur të tërhiqet nga industria filmike. Selma Blair ka treguar se mikja e saj i kishte thënë gjatë një dreke se nuk planifikon të xhirojë më filma dhe se në vend të kësaj preferon ta kalojë kohën me bashkëshortin, Benji Madden.
“Ditë më parë, dola për drekë me Cameron. Po e rikujtonim kohën kur e xhiruam filmin (‘The Sweetest Thing’, në vitin 2002). Mua do të më pëlqente ta bënim edhe një vazhdim, por Cameron është pensionuar nga aktrimi. Ajo më tha: ‘I kam dhënë fund’. Ajo nuk ka nevojë të bëjë filma të tjerë. Ka një jetë të mrekullueshme, nuk e di se çfarë do ta kthente sërish. Ajo është e lumtur”, u shpreh Blair.
Filmi i fundit i Diaz ishte “Annie” në vitin 2014 dhe që atëherë, aktorja ka refuzuar të jetë pjesë e projekteve filmike.