Camila Cabello shfaqet më e lumtur se kurrë në krah të të dashurit
Ish pjesëtarja e grupit “Fifth Harmony” është fotografuar me të dashurin e saj, trajnerin e lidhjeve, Matthew Hussey. Ata dukeshin mjaft të lumtur në Barcelonë teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit së bashku me familjarët e këngëtares duke kaluar disa ditë të mira pushimi.
21-vjeçarja duket se më në fund ka gjetur lumturinë pranë britanikut dhe momentalisht është shkëputur nga turneu i Taylor Swift ku i ishte besuar akti i hapjes.