Lajme

03 October 2018

Çantat gjithnjë e më të vogla, ja çfarë sugjeron moda e lartë

Pak muaj më parë u prezantua një trend shumë i veçantë i çantave. Ndoshta prej vitesh nuk ishin parë çanta mikro, me përmasa shumë të vogla, të cilat mund të përdoren për çdo rast.

Por duket se imagjinata e shtëpive të modës ka shkuar edhe më tej. Në sfilatat e fundit në javën e modës në New York është vënë re se çantat mikro po vazhdojnë të zvogëlohen, madje disa prej tyre arrijnë deri në madhësinë e një kutie shkrepseje.

Për shumë prej jush ky trend mund të duket i çuditshëm dhe jo-funksional, por duhet thënë se këto çanta janë stil.

Propozimet që vijnë nga shtëpitë e modës janë të shumta dhe ju keni mundësi të gjeni një model që është i përshtatshëm për ju dhe të bëni të tuajën një çantë të ngjashme me to.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com