Lajme

16 January 2018

Capital T dhe pasioni i tij për veshjet e shtrenjta…

||
0 Comment
|

Capital T është mjaft aktiv sa i përket projekteve muzikore dhe koncerteve. Reperi nuk ndalet së publikuari projekte të reja të tij dhe ai së shpejti pritet të lansojë edhe videoklipe të tjera.

Gjatë turneut të tij ai mbajti një seri performancash ku u shfaq me veshje mjaft atraktive në secilën paraqitje. Ai në secilën prej tyre ka treguar stilin e tij të veçantë por gjithashtu edhe nuk heziton të paguajë shumë para për veshjen e tij.

Në një nga klipet e tij ai shfaqet me një bluzë vija – vija nga Gucci e cila kushton 495 euro. Capital në promovim të veshjeve të tij shfaqet edhe me brende të tjera si kapela Gucci prej 120 eurosh dhe këpucët Adidas Superstar në vlerë 95 euro. Spikati një bluzë gjatë një prej koncerteve të tij nga Gucci po ashtu në vlerë prej 515 eurosh e cila tërhoqi vëmendjen. Së fundmi reperi investoi 450 euro në një xhamper të brendit “OffWhite”.

Capital T duket se është mjaft i apasionuar pas bluzave të shtrenjta me të cilat e shohim në klipet e tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com