Capital T falenderon fansat për përkrahjen dhe premton projekte si asnjëherë më parë
Capital T ka pasur një fundvit mjaft të suksesshëm me një seri koncertesh në trojet shqiptare, ku ka mbledhur mijëra adhurues. Ai me anë të një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë për prezencën.
“Veç me ju falënderu për përkrahje gjatë krejt turit të sivjetshëm, është shumë pak. Falenderimin tim për ju kam me e kthy me projekte si asnjëherë më parë, për krejt dashurinë që më keni dhënë anë e mbanë botës. Deri në turin tjetër, shumë dashni për juve”, shkroi bashkëngjitur postimit të tij Capital T në rrjetin social Instagram.