Capital T “i pakapshëm”, publikon sot një tjetër projekt muzikor
Reperi Capital T, përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar projektin e tij më të ri. Projekti do lansohet ditën e sotme në orën 12:00. Në këtë mënyrë Kapo vazhdon me serine e projekteve që po publikon çdo javë.
Reperi ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit dhe këtë ai e ka treguar edhe me anë të koncerteve. Ai mbajti një turne nëpër botë dhe brenda vendit për festat e fundvitit, ku performoi hitet e tij të mëdha.