Capital T ka gati këngën e re, ja cilët janë dy emrat me të cilët ai do bashkëpunojë
Gjatë verës që lamë pas Capital T përjetoi suksesin më të madh me projektet muzikore që ai solli.
Por duket se nuk ka ndërmend të ndalet, pasi ka gati këngën e rradhës, për të cilën ai premton se do jetë një tjetër hit.
Në këtë produksion të ri muzikor ai nuk do vi vetëm, por në duet me dy reperë të njohur, Lyrical Son dhe Vig Popa.
Ky bashkëpunim do të publikohet të mërkurën me datë 4 tetor dhe me një treshe kaq të fort suksesi tashmë është i garantuar.