Capital T në dilemë, fansat e ndihmojnë
Reperi i njohur Capital T vitin 2018 e nisi me një ndryshim mjaft drastik në pamje.
Ai vendosi të presë flokët e tij, të cilat për disa vite i mbante të gjata.
Bashkë me ndryshimin, ai solli edhe shumë projekte të reja, të cilat u pritën mirë nga publiku.
Bashkëpunimi i fundit me reperin Majk, ishte një hit i padiskutueshëm, i cili në pak javë ka arritur të grumbullojë miliona klikime në YouTube.
Kapo është shumë aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave mban kontaktin me fansat.
Në një fotografi animacion të publikuar së fundmi në InstaStory, reperi pyet fansat se cili model flokësh i rri më mirë.
Dhe rezultati përfundimtar nga fansat doli të jetë se ata e pëlqejnë më shumë reperin me flokë të shkurtra.
Mesa duket, ai nuk ka gabuar me ndryshimin e tij të fundit në dukje, teksa ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë këngën e tij më të re.