Lajme

16 October 2017

Capital T në një romancë me këngëtaren e njohur?

Së fundmi këngëtarja e hitit “Zemrën maje”, Samanta Karvella, dhe reperi nga Kosova ndodhen në SHBA. Ata kanë postuar disa foto në profilet e tyre në Instagram, ku ajo që na bie në sy është sfondi i njëjtë, duke na shtuar kështu dyshimet se janë bashkë.

Capital T po zhvillon një tur koncertesh në Amerikë, e ndërsa Samanta ndodhet atje prej pak ditësh, arsyen nuk e dimë ekzaktësisht…Sigurisht nuk përjashtojmë mundësinë që dy këngëtarët kanë vizituar të njëjtin vend gjatë qëndrimit të tyre në Amerikë dhe nuk e dinë se çfarë ka njëri apo tjetri në Instagram (kjo mundësi nuk qëndron pasi ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram), ose ndoshta ata ndodhen së bashku për koncert dhe kanë shfrytëzuar një moment pushimi për të shëtitur, vendi u ka pëlqyer shumë dhe i kanë shkrepur njëri-tjetrit disa foto të bukura.

Mund të jetë totalisht një rastësi, por sikur nuk besojmë dhe shumë në to. Pak ditë më parë ne mësuam se Seldi dhe Mimoza janë bashkë nëpërmjet fotove që postonin në rrjetet sociale: nga i njëjti vend, por asnjëherë bashkë. Edhe Marina dhe Getoari, nëse e mbani mend, kanë ndjekur të njëjtën formë…ndoshta të njëjtën gjë po bën dhe Capital T me Samantën.

?Anyone?!

A post shared by Samanta Karavella (@samantaofficial) on

? ice ice baby

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Sweet NY ?

A post shared by Capital T (@truekapo) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com