Lajme

16 October 2018

Capital T paralajmëron këngën e re njëkohësisht thumbon dhe kolegët “duhet të vi unë me sjellë muzikë të mirë”

Reperi i njohur Capital T ka qenë shumë aktiv gjatë verës me këngë e koncerte të shumta, teksa në masë të madhe vazhdon të jetë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Ndërsa në imazhet e fundit të ndara me fansat në Instagram, Kapo paralajmëron se së shpejti do të sjellë këngën e re.
Ai u kërkon falje fansave që ka munguar gjithë këto kohë, e ndërsa thumbon “kolegët” e tij, duke thënë se fansat nuk po kanë çfarë të dëgjojnë pos këngëve të verës.

“Po festojmë se ma n’fund erdh koha me pru muzikë, e di që kom mungu e di që spo keni qka me ngu, hala clubat me kang t’verës po mahen, po duroni edhe pak, klipi i ri po vjen mrenda javës #C4 / a sosht lajm për me festu>” (sic.), ka shkruar Capital T në Instagram.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com